Jemi pesë ditë larg nga shpallja e fituesit të Topit të Artë 2016.
Për këtë ka folur edhe legjenda e Barcelonës, Xavi Hernanez, i cili ka zbuluar edhe favoritin e tij.
“Messi është më i miri, por këtë vit pasi fitoi Ligën e Kampionëve dhe Kampionatin Evropian, Cristiano është favorit për Topin e Artë”, ka thënë spanjolli.
“Nuk besoj se Messi do të largohet nga Barca, ai është mirë. Nuk e shikoj atë te një klub tjetër edhe pse shumë klube e dëshirojnë atë”, ka shtuar Xavi. /Telegrafi/