Trajneri i Barcelonës, Xavi, ka folur për mundësinë e nënshkrimit të dyshes së Manchester Cityt, Bernardo Silva dhe Ilkay Gundogan.
Xavi pranon se i vlerëson të dy mesfushorët, por ka treguar se nënshkrimi me ta është i vështirë.
Trajneri i Barçës ka folur gjatë ditës për Messin, për të cilin ka treguar se do të vendos së shpejti për të ardhmen, pastaj foli për yllin portugez dhe atë gjerman.
“Do të ishte e mrekullueshme, por ai është një lojtar i Manchester Cityt dhe është shumë e vështirë”, ka thënë fillimisht Xavi.
“A kam folur tashmë me të? Nuk mund të them asgjë”, shtoi trajneri kur u pyet për Gundogan.
“Ajo që mund të them është se çdo lojtar që duam të nënshkruajmë dhe kemi mundësinë të flasim me të, ai na thotë se dëshiron të vijë”.
“Të gjithë duan të vijnë në Barcelonë. Të gjithë. Unë nuk kam ndonjë lojtar që na thotë: “Jo, më mirë të shkoj në një klub tjetër””, përfundoi trajneri i Barçës. /Telegrafi/