Telegrafi

Xavi i etur për përforcime të mëtejshme te Barcelona, zbulohen objektivat

Barcelona barazoi 0-0 me Rayo Vallecanon në ndeshjen e tyre të parë në ligë për sezonin e ri 2022/23 në La Liga, në një paraqitje që ishte larg fillimit shpërthyes që shumëkush e prisnin.

Ndonëse do të ishte e nxituar të nxirreshin konkluzione nga ndeshja e parë e sezonit, një gjë e la të qartë mendjen e Xavi Hernandez – Barcelona ka nevojë për një tjetër mbrojtës të djathtë.

Ronald Araujo startoi në këtë pozicion dhe nuk dukej i qetë në krahun e djathtë, përpara se Sergi Roberto të hynte në fund të ndeshjes.

Lexo po ashtu Xavi i dëshpëruar me barazimit ndaj Vallecanos

Sergino Dest ishte lënë jashtë skuadrës, duke treguar pak besimin që Xavi ka tek ai dhe me amerikanin që mund të shitet këtë verë.

Sipas gazetës Marca, Xavi dëshiron që Barcelona të sjellë edhe tre nënshkrime të tjera; Marcos Alonso, Bernardo Silva dhe një mbrojtës i djathtë.

Përveç kësaj, Diario AS raporton se Jules Kounde e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të luajë si mbrojtës i djathtë.

Lexo po ashtu Laporta e pranon se shitjet dhe nënshkrimet janë ende të planifikuara

Aktualisht nuk përmendet emra dhe prej disa muajsh dukej sikur Cesar Azpilicueta mund të ishte ai opsion.

Megjithatë, vendimi i tij për të qëndruar në Chelsea e lë Barcelonën disi të shkurtër në pozicion dhe pa një alternativë të dukshme në këtë pikë. /Telegrafi/