Timo Werner ka thënë se ai më shumë preferon të lëviz jashtë vendite se sa të kalojë te rivalët e RB Leipzig te kryesuesin e kampionatit Bayern Munich.
Sky Sport Italia shkruan se shumë klube janë vënë pas Werner si: Inter, Juventus, Liverpool e Barcelona, por edhe Bayern.
“Bayern është një klub i shkëlqyeshëm, nuk ka nevojë të flasim për këtë”.
“Hansi Flick gjithashtu ka dëshmuar këtë sezon se është një trajner shumë i mirë. Por nëse duhet të ndryshoj përsëri klub, më mirë do të shkoja jashtë vendit sesa në Bayern”, ka thënë ai për Bild.
Drejtori sportiv i Leipzig, Oliver Mintzlaff ka thënë se nuk do të ketë zbritje të çmimit për sulmuesin.
Ai tha se as për Timo Werner e as për Dayot Upamecano nuk do të këtë ulje të çmimit.
Werner ka shënuar 27 gola këtë sezon dhe është nën kontratë me skuadrën gjermane deri në vitin 2023.
Çmimi i tij vlerësohet të jetë 70 milionë euro. /Telegrafi/