Telegrafi

Werner ia mbyll syrin klubeve angleze: Liga Premier është kampionati më interesant

Sulmuesi gjerman i RB Leipzig, Timo Werner ka folur përsëri për një transferim në Angli, duke treguar se i pëlqen Liga Premier.

Real Madridi ka qenë i lidhur me sulmuesin, por edhe Chelsea ka regjistruar interesin e tyre për sulmuesin.

Megjithatë, interesimi i klubeve angleze nuk përfundon me Blutë pasi edhe Arsenali, Liverpooli dhe Manchester Unitedi kanë qenë të lidhur me sulmuesin.

Lexo po ashtu Chelsea planifikon ofertën për sulmuesin Timo Werner

Werner tani ka paralajmëruar klubet e interesuara angleze me deklaratën e tij të fundit rreth Ligës Premier.

Werner është njëri nga sulmuesit e ri më të mirë në qarkullim

“Liga Premier League është sigurisht liga më interesante”.

“Ka një aftësi të caktuar për të parë ligën angleze dhe për të luajtur atje”, ka thënë Werner për Bild. /Telegrafi/