Sulmuesi i Werder Bremenit, Milot Rashica nuk do të mundet t’i ndihmojë Përfaqësueses së Kosovës në ndeshjet e nëntorit.
Kosova do të luajë tri ndeshje gjatë muajit nëntor, ku dy takimet janë të vlefshme për Ligën e Kombeve, ndërsa njëra miqësore me Shqipërinë.
Fillimisht Kosova luan miqësoren kundër Shqipërisë, më 11 nëntor, pastaj dy ndeshje e fundit në kuadër të Grupit 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve kundër Sllovenisë më 15 nëntor në Lubjanë dhe Moldavisë, më 18 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Përzgjedhësi Bernard Challandes ka publikuar para disa ditës listën e lojtarëve të ftuar, ku u panë shumë rikthime si Amir Rrahmani, Hekuran Kryeziu, Milot Rashica dhe Vedat Muriqi.
Megjithatë, sulmuesi vushtrrias, Rashica, nuk do të mundet t’i ndihmojë Kosovës për ndeshjet e nëntorit.
Është klubi gjerman, Werder Bremen që ka konfirmuar se nuk do të lëshojë asnjë lojtarë për ndeshjet me kombëtaret, ndër ta edhe Rashica.
“Nuk ishte një vendim i lehtë, pasi ne e dimë se sa e rëndësishme është ekipi kombëtar për lojtarët”.
“Ne patëm diskutime të mira me federatat përkatëse. Por, ne duhet të merrnim parasysh situata aktuale”, ka deklaruar drejtori sportiv i Bremenit, Frank Baumann. /Telegrafi/
🗣️ #Baumann über die Nicht-Abstellung der Nationalspieler: "Es war keine leichte Entscheidung, da wir wissen, welche Bedeutung die Nationalmannschaft für die Spieler hat. Wir hatten gute Gespräche mit den Verbänden."#Werder | #WerderPK pic.twitter.com/kAKMndOcJO
— SV Werder Bremen (@werderbremen) November 5, 2020