Telegrafi

Wenger: Oxlade-Chamberlain është lojtari më i mirë anglez i gjeneratës së tij

Arsene Wenger beson se Alex Oxlade-Chamberlain do të bëhet lojtari më i mirë i gjeneratës së tij në Angli.

Lojtari i krahut i Arsenalit ka bërë disa paraqitje të mira, ndërsa akoma nuk dihet për të ardhmen e tij, duke qenë se ka edhe një vit në kontratën me Topçinjtë.

Chelsea dhe Liverpooli janë dy klubet që janë më së shumti të interesuara për shërbimet e 24-vjeçarit.

Lexo po ashtu Chamberlain i kërkon Chelseat pagë të jashtëzakonshme

Sido që të jetë, trajneri i tij aktual e vlerëson shumë Oxlade-Chamberlainin, të cilit i ka thurur lavde gjatë një konference për shtyp.

“Dua që ai të qëndrojë për një kohë të gjatë. Jam i bindur se pas dy ose tre vitesh do të bëhet lojtari anglez, të cilin të gjithë do ta shikojnë”, ka deklaruar Wenger.

Oxlade-Chamberlain ka luajtur në pozita të ndryshme të Arsenali, mirëpo në sezonin e kaluar është përshtatur më mirë në formacionin 3-4-3 si mbrojtës krahu. /Telegrafi/