Site icon Telegrafi

Von der Leyen: Ukraina mund të pranohet në BE më herët se 2030

Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i është kërkuar një afat kohor se kur saktësisht mund të lejohet Ukraina të anëtarësohet në BE.

Ajo tha se procesi për t’u anëtarësuar është “i bazuar në merita”, dhe bashkimi duhet të jetë i dobishëm si për vendin aplikues ashtu edhe për BE, transmeton Telegrafi.

Von der Leyen shpjegoi se BE-ja heziton të japë një datë të saktë se kur mund të anëtarësohet Ukraina, pasi kjo mund të nënkuptojë se edhe vendet e tjera aplikuese kërkojnë një të tillë.

Ajo shtoi se Ukraina po ecën mirë dhe mund të “pranohet më herët se 2030” nëse vendi vazhdon “me atë shpejtësi dhe me atë cilësi”.

Ndryshe, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vazhdimisht ka kërkuar nga partnerët perëndimorë, që t’i mundësohet vendit të tij anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Një veprim i tillë është parë me skepticizëm nga shumë politikanë evropianë, duke u frikësuar se kjo mund të përshkallëzojë edhe më shumë luftën në Ukrainë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version