Telegrafi

Vjosa Osmani: Dua faleminderit që po iu bashkohesh thirrjeve tona kolektive për liberalizimin e vizave

Ylli shqiptar me famë ndërkombëtare, Dua Lipa mbrëmë (e enjte) ka perforumar në Prishtinë në kuadër të “Sunny Hill Festival” që nisi dje dhe do të zgjas deri të dielën (7 gusht).

Krahas një performance elektrizuese, Dua mbajti edhe një konferencë për media ku përvec se tha që ndihet e lumtur për rikthimin në shtëpië ajo foli edhe për liberalizimin e vizave për Kosovë, duke u shprehur se shpreson që kjo të ndodhë sa më shpejt.

Ndërkohë, edhe në festival ditën e djeshme u nis fushata me moton “SETMEFREE” (Më lër të lirë) që bënte thirrje pikërisht për liberalizimin e viazve për shtetasit e Kosovës.

Foto: Dua Lipa në Prishtinë

Për këtë iniciativë, sot (e premte) presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar artisten shqiptare përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

“Faleminderit Dua Lipa që po i bashkohesh thirrjeve tona kolektive për t’i dhënë qytetarëve tanë liberalizimin e vizave të vonuar prej kohësh”, ka shkruar Osmani.

Foto: Dua Lipa në Prishtinë

Këtë postim të Osmanit e ka rishpërndarë edhe vetë krijuesja e hitit “Levitating” në llogarinë e saj në Instagram.

Dua ndërkohë postoi edhe një video të realizuar para perfomancës së mbrëmshme, teksa shkëlqen në veshjen njëngjyrëshe.

Foto: Vjosa Osmani/Instagram

“Para shfaqjes në vendlindje”, ka shkruar këngëtarja 26-vjeçare në mbishkrimin e videos.

Lexo po ashtu Dua Lipa dhuroi performancë madhështore në Prishtinë - elektrizon skenën e “Sunny Hill Festival”

Kujtojmë që sonte në “Sunny Hill Festival” do të performoj ylli latin me famë botërore, J Balvin, që njihet për hitet të shumta mes tjera edhe me bashkëpunimin me Duan “Un Dia”. /Telegrafi/