Site icon Telegrafi

Vjen reagimi i Kim Kardashianit pasi Drake kërcënoi burrin e saj, reperin Kanye West

Foto: Getty Images/Guliver

Këto ditë ka qenë temë në mediat ndërkombëtare fakti që reperi Drake ka kërcënuar koluegun e tij, Kanye West.

Lidhur me këtë gjë, ka reaguar së fundmi bashkëshortja e Kanye West, superylli Kim Kardashian.

Kim Kardashian West (Foto: David Livingston/Getty Images/Guliver)

Përmes disa statuseve të bëra në rrjetin social Twitter, Kardashian ka kërkuar publikisht nga Drake që mos ta kërcënojë kurrë më familjen e saj.

Lexo po ashtu Tridhjetë të famshmit që ngjasojnë sikur të ishin binjakë

Arsyeja e konfliktit mes Drake dhe West filloi kur ky i fundit i kishte dh%në leje kolegut të tij që të përdorte një pjesë nga kënga e tij “Say you will”.

Kanye West (Foto: Astrid Stawiarz/Getty Images/Guliver)

“Drake, asnjëherë mos kërcëno burrin im dhe familjen time”, ka shkruar ndër të tjerash Kim në Twitter.

“Bashkëshorti im është njeriu më briliant në botë, personi më gjeni që njoh. Ai ka thyer shumë kufij, çdo gjë në muzikë, dizajn skenik, modë dhe kulturë, dhe do vazhdojë të ndryshojë botën”, ka shkruar bashkëshortja e Kanye West në një tjetër postim.

Foto: SC/Kim Kardashian/Twitter

Ndërohë, ishte vet Kanye West ai i cili bëri të ditur se u kërcënua nga Drake, e ndërsa thoshte se ishte vet ai që i hapi dyert Drake-it drejt muzikës.

Drake (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

“Drake më telefonoi dhe tentoi të më kërcënonte. Fëmija që u lëndua në koncertin e Pusha T është në gjendje kritike”, kishte shkruar Kanye në Twitter.

Mbetet të shihet se si do të jetë rrjedhoja e kësaj ngjarje mes dy reperëve të njohur. /Telegrafi/

Kanye West (Foto: Dominik Bindl/Getty Images/Guliver)

 

Kim Kardashian West (Foto: Roy Rochlin/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version