Frank Lampard po përjeton një vit të tmerrshëm pasi ende nuk ka përjetuar ndjenjën e fitores, por as të barazimit.
Lampard erdhi para dy javësh si pasues i Graham Potter, i cili u shkarkuar nga pronari i Bluve, Todd Boehly.
Megjithatë, rikthimi i tij ka ardhur në mënyrë të tmerrshme pasi trajneri Lampard është ‘vite dritë’ nga lojtari Lampard.
‘Frenkie’ është trajneri i parë në historinë e Chelseat që humb katër ndeshjet e tij të para në krye të ekipit.
Chelsea lose their fourth straight game since appointing Frank Lampard and are eliminated from the Champions League 😵❌ pic.twitter.com/uSQLuxAxpA
— ESPN FC (@ESPNFC) April 18, 2023
Blutë kanë humbur nga Wolverhampton Wanderers (1-0), Real Madrid (2-0), Brighton (1-2) dhe Real Madrid (0-2).
Një rekord negativ, duke humbur katër ndeshje radhazi, gjë që nuk i kishte ndodhur “Bluve” që nga shtatori i 1993-shit.
Bilanci, në nivelin e shënimit, është i zymtë: shtatë gola kanë pranuar dhe vetëm një kanë shënuar. Një gol i Connor Gallagher kundër Brightonit shërbeu për t’i dhënë fund 390 minutave që kishte Chelsea grumbulluar pa shënuar.
Gjërat, në rastin e Lampard, po përkeqësohen. ‘Frankie’ i ka humbur të gjitha ndeshjet që ka drejtuar në 2023.
Përveç katër ndeshjeve që ka humbur me Chelsean, atij i shtohen edhe katër që humbi, në fillim të vitit, si trajner i Evertonit.
Evertoni i Lampardit humbi nga Brighton (1-4), 3-1 kundër Manchester United, 1-2 kundër Southampton dhe 2-0 kundër West Hamit.
Përveç kësaj, trajneri anglez në 17 ndeshjet e fundit që ka drejtuar ka vetëm një fitore dhe dy barazime. /Telegrafi/
🫠 Frank Lampard's last 17 games as a manager:
❌ Lost 2-1
❌ Lost 2-0
❌ Lost 1-0
❌ Lost 2-0
❌ Lost 2-1
❌ Lost 3-1
❌ Lost 4-1
🤝 Drew 1-1
❌ Lost 2-1
❌ Lost 3-0
❌ Lost 4-1
❌ Lost 2-0
🤝 Drew 0-0
✅ Won 3-0
❌ Lost 1-0
❌ Lost 2-0
❌ Lost 2-1
❌ Lost 2-0 pic.twitter.com/mxhcOQLsOd— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) April 18, 2023