Telegrafi

Vida rezultoi pozitiv me COVID-19, klubet italiane ‘dridhen’ nga frika pasi patën shumë lojtarë në ndeshje

Domagoj Vida u tha se ishte pozitiv për COVID-19 gjatë pjesës së parë të ndeshjes Turqi-Kroaci, ku shumë lojtarë të Serie A ishin në fushë.

Mbrojtësi i njohur ishte kapiten i kroatëve në miqësore ndaj Turqisë, por pas pjesës së parë u zëvendësua pasi rezultoi pozitiv me coronavirus.

“Pas kësaj të gjithë lojtarët dhe anëtarët e stafit kishin pasur teste negative të hënën përpara ndeshjes kundër Turqisë, kontrolle të reja u kryen të mërkurën në mëngjes, përpara ndeshjes kundër Suedisë”.

Vida gjatë ndeshjes ndaj Turqisë

“Federata mori rezultatet e provave pas mesnatës me kohën lokale dhe këto treguan se Domagoj Vida është pozitiv me Covid”.

“Stafi mjekësor i ekipit kombëtar të Kroacisë mori informacionin e parë për një rezultat potencialisht pozitiv gjatë pjesës së parë”, thuhet në njoftim.

Vida u zëvendësua gjatë pushimit të pjesës së parë, por federata kroate këmbëngul se ai do të ishte larguar gjithsesi.

Disa lojtarë të Serie A morën pjesë në lojë si Milan Badelj (Genoa), Marko Rog (Cagliari) dhe Mario Pasalic (Atalanta) që kishin luajtur në pjesën e parë, ndërsa Ivan Perisic i Interit dhe Merih Demiral i Juventusit u inkuadruan në pjesën e dytë.

Marcelo Brozovic (Inter) dhe Hakan Calhanoglu (Milan) qëndruan në stol për të gjithë ndeshjen. /Telegrafi/