Telegrafi

Vetëm pesë futbollistë kanë shënuar 20 e më shumë gola në tri sezone radhazi në histori të Ligës Premier (Foto)

Kampionati anglez, i njohur ndryshe si Liga Premier gjithmonë ka pasur në radhët e veta sulmues të mëdhenj që kanë qenë golashënues të lindur.

Megjithatë, gjatë gjithë historisë të Ligës Premier, vetëm pesë futbollistë kanë arritur të shënojnë 20 e më shumë gola në tri sezone radhazi në histori të kësaj lige.

Lexo po ashtu Futbollistët me më shumë gola në histori të Ligës Premier (Foto)

I pari padyshim se është legjenda angleze, Alan Shearer, i cili shënoi mbi 20 gola në tri sezone radhazi sa ishte tek skuadra e Blackburn Roversit, ku edhe fitoi titullin e Ligës Premier.

Pas legjendës angleze këtë rekord e arriti legjenda franceze, Thierry Henry, i cili shënoi 20 e më shumë gola me skuadrën e Arsenalit, ndërsa pas tij renditet ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, holandezi Ruud van Nistelrooy.

Lexo po ashtu Këta janë 10-të futbollistët që kanë bërë më shumë asistime në histori të Ligës Premier (Foto)

Dy të fundit janë ende aktiv në futboll dhe luajnë momentalisht në Ligën Premier, ku njëri është Harry Kane i Tottenham Hotspurit, ndërsa tjetri është argjentinasi Sergio Aguero. /Telegrafi/

Pesë sulmuesit që shënuan +20 gola në Ligën Premier në tri sezone radhazi: