Kampionati anglez, i njohur ndryshe si Liga Premier gjithmonë ka pasur në radhët e veta sulmues të mëdhenj që kanë qenë golashënues të lindur.
Megjithatë, gjatë gjithë historisë të Ligës Premier, vetëm pesë futbollistë kanë arritur të shënojnë 20 e më shumë gola në tri sezone radhazi në histori të kësaj lige.
I pari padyshim se është legjenda angleze, Alan Shearer, i cili shënoi mbi 20 gola në tri sezone radhazi sa ishte tek skuadra e Blackburn Roversit, ku edhe fitoi titullin e Ligës Premier.
Pas legjendës angleze këtë rekord e arriti legjenda franceze, Thierry Henry, i cili shënoi 20 e më shumë gola me skuadrën e Arsenalit, ndërsa pas tij renditet ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, holandezi Ruud van Nistelrooy.
Dy të fundit janë ende aktiv në futboll dhe luajnë momentalisht në Ligën Premier, ku njëri është Harry Kane i Tottenham Hotspurit, ndërsa tjetri është argjentinasi Sergio Aguero. /Telegrafi/
Pesë sulmuesit që shënuan +20 gola në Ligën Premier në tri sezone radhazi: