Site icon Telegrafi

Vera Ora me mesazh motivues në muajin e ndërgjegjësimit: Bukuroshet e mia, ju lutem bëni kontrollet dhe ju burra përkrahini ato

Foto: Vera Ora/Instagram

Nëna e këngëtares shqiptare e famë botërore, Rita Ora, Vera Sahatçiu-Ora, ka qenë shpesh herë temë e mediave të huaja për historinë e saj të suksesit.

Ajo vite më parë është përballur me sëmundjen e kancerit në gji, ku falë diagnostikimit të hershëm dhe kurajës kishte arritur që ta tejkalonte këtë sfidë, me të cilën përballen shumë gra anë e kënd globit.

Me rastin e muajit tetor, që në botë njihet si muaji i ndërgjegjësimit me gratë e prekura nga kanceri i gjirit, nëna e yllit të famshëm ka shfrytëzuar ndikimin e saj në rrjetet sociale, për t’iu dhënë të gjitha grave një mesazh motivues.

Ajo publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi krah bashkëshortit të aj, Besnikut, në mbishkrimin e së cilës ua kujtoi të gjitha grave që të kryejnë me rregull kontrollet mjekësore dhe të kujdesen për shëndetin e tyre.

Foto: Vera Ora/Instagram

“Bukuroshet e mija të dashura, është muaji për të bërë kontrollat kryesore të jetës suaj, lufto kundër kancerit të gjirit. Mos hezito, shko për kontroll të lutem! E ju o burra/partnerë, ndihmoni dhe suportoni femrat e juaja se sëmundja afekton të gjithë të afërmit tuaj”, ka shkruar Vera Ora në Instagram.

Aty nuk ka munguar edhe një koment i vajzës së tyre, super yllit Rita Ora, e cila ka shkruar “I dua prindërit e mi”.

Foto: Vera Ora/Instagram

Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin të dhënë një vit më parë, Vera Ora, rrëfeu për betejën e saj me kancerin e gjirit dhe mënyrën se si arriti te fitorja e shumë dëshiruar.

Lexo po ashtu Vera Ora: Beteja ime me kancerin e gjirit - Rita dhe e gjithë familja ishin një mbështetje e madhe për mua

Rita dhe familja e saj u shpërngulën nga Kosova në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1991, kur këngëtarja tani me renome botërore ishte vetëm njëvjeçare në atë kohë. /Telegrafi/

Familja Sahatçiu – Ora, nga e majta: Besniku, Rita, Doni, Vera dhe Elena Ora (Foto: Instagram)

 

Exit mobile version