Site icon Telegrafi

Vëllai i Messit: Barca u bë e njohur nëpër botë për shkak të Leos, më përpara njihej vetëm Reali

(Foto: AFP/Getty)

Vëllai i Lionel Messit pohon se superylli i futbollit nuk do të kthehet te Barcelona nëse Joan Laporta mbetet president.

Argjentinasi kaloi dy dekada te Blaugranët duke nisur nga Akademia e të rinjve në vitin 2000 për të përfunduar me një largim në verën e vitit 2021 pas një kaosi financiar që e detyroi atë të largohej me parametrat zero drejt Paris Saint-Germainit.

Barca vazhdoi të kishte probleme financiare, ndërkohë që Laporta, i cili u rikthye në postin e presidentit, nuk kishte arritur ta binde 35-vjeçari të qëndronte në Camp Nou.

Lexo po ashtu Rothen: PSG nuk duhet të rinovojë me Messin për shkak të rrogës së lartë dhe kurrë nuk i falënderon tifozët

Messi është lidhur vazhdimisht me një rikthim në La Liga, për më shumë në fund të sezonit atij i skadon kontrata me PSG-në dhe akoma nuk ka marrëveshje për rinovim.

(Foto: Getty)

Duke folur në kanalin e djalit të tij në Twitch, Matias Messi ka thënë: “E kamë një pjesë të shkëputur të Sport, ku thuhet: ‘Messi duhet të rikthehet te Barcelona’ dhe nën të e kam vendosur: ‘Hahaha’. Nuk do të kthehemi te Barcelona dhe nëse kthehemi, do të bëjmë një spastrim, duke hequr, në mes të tjerëve, Joan Laportan, i cili është jo falënderues për gjithë atë që ka bërë Messi për Barcelonën”.

Lexo po ashtu Edhe rivalët e konsiderojnë ‘kënaqësi’ të luajnë me të, Suazo: Është ndjenjë krenarie të luash ndaj Messit

“Njerëzit (në Barcelonë) nuk e kanë mbështetur atë. Njerëzit është dashur të dalin jashtë të protestojnë apo diçka, ta largonin Laportan dhe Messi të qëndronte. Katalunasit janë tradhtarë”.

Tutje, vëllai i Messit ka bërë një deklaratë të jashtëzakonshme duke thënë se Barca është bërë e njohur globalisht për shkak të kontributit të argjentinasit në klubin, të cilit – mes tjerash – i ndihmoi t’i fitonte 10 tituj të La Ligas dhe katër trofe të Ligës së Kampionëve.

“Barcelona filloi të njihej globalisht për shkak të Messit, më përpara njerëzit e njihnin vetëm Madridin”, ka deklaruar Matias. /Telegrafi/

https://twitter.com/clipsmartinmin/status/1623334421435764738?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1623334421435764738%7Ctwgr%5E11e552faeb21ef04fed0ebc9cb9329fa9d0370d6%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.dailymail.co.uk%2Fsport%2Ffootball%2Farticle-11727857%2FLionel-Messis-brother-claims-NOT-Barcelona-unless-Joan-Laporta-kicked-out.html

Exit mobile version