Site icon Telegrafi

Vedat Muriqi përfundon në radarin e Interit

Vedat Muriqi (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi ka përfunduar në radarin e klubit të madh italian, Interit.

Muriqi është duke kaluar nëpër një formë jetësore me Fenerbahçen në Superligën e Turqisë në futboll, por edhe me Kosovën.

Nga tetë ndeshjet e para në kampionatin elitar turk, sulmuesi prizrenas ka arritur t’i shënojë katër gola vendimtar për skuadrën nga Stambolli.

Lexo po ashtu Tottenhami e Lazio të bindur nga Vedat Muriqi, në janar do të tentojnë transferimin e tij

Forma e tij e mirë kanë bërë që 25-vjeçari të kërkohet nga klube të njohura evropiane si Atletico Madridi, Manchester Unitedi, Tottenhami dhe Lazio.

Vedat Muriqi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Megjithatë, sipas mediave turke interesimi për Muriqin është rritur dhe tani garës i është bashkuar edhe një klub i madh italian.

Lexo po ashtu Jo vetëm Man United e Tottenham, edhe një skuadër angleze në garë për Vedat Muriqin

Sipas mediumit Gunes, Interi i Antonio Contes është klubi i fundit që ka shprehur interesim për shërbimet e Muriqit.

Edhe pse Interi ka në dispozicion sulmues si Romelu Lukakun dhe Lautaro Martinez, ata duan edhe të një sulmuesi tjetër. /Telegrafi/

Exit mobile version