Manchester Unitedi është i gatshëm të paguajë shumë para për ta fituar garën për transferimin e portugezit të talentuar të Benficas, Joao Felix.
Barcelona dhe Juventusi kanë biseduar me Benficën për të riun portugez,por duket se një skuadër tjetër është favorite.
Sipas mediumit të njohur Tuttomercatoëeb, Unitedi është duke kryesuar garën për nënshkrimin e tij.
Unitedi është i gatshëm të ofrojnë deri në 75 milionë euro për Felix, i cili konsiderohet si talenti më i mirë i ri i parë në Portugali që pas Cristiano Ronaldos.
Klauzola e blerjes së Felix është vendosur në shumën prej 120 milionë euro dhe besohet se Benfica mund ta shesë atë gjatë verës.
Nga ana e tij, Felix ka shprehur dëshirën për të luajtur së bashku me Ronaldon para se ylli i Juventusit të dalë në pension. /Telegrafi/