Telegrafi

Varane: Pogba fantastik, kam folur me të

Mbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane, ka folur për transferimin e mundshëm të Paul Pogbas te Los Blancos.

23-vjeçari ka pranuar se ka folur me yllin e Juventusit, por ka thënë se nuk di asgjë rreth vendimit që do e marrë i shumë kërkuari Pogba.

“Ai është miku i imi. Kam folur me atë për këtë çështje, por nuk e di se çfarë e ka ndermen të bën. Ai është lojtar fantastik”.

Lexo po ashtu Ky do të ishte super formacioni i Lensit nëse do t'i mbante yjet (Foto)

“Është vendimi i tij, mund të them që kemi një skuadër të madhe dhe është klubi ai që vendos. Nuk kam çka të shtoj më shumë”, ka thënë mbrojtësi francez.

Çmimi që Real Madridi pritet të paguan për mesfushorin e Zonjës së Vjetër është rreth 100 milionë euro. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Formacioni i ëndrrave, real dhe i çuditshëm i Juventusit për sezonin e ri (Foto)