Robin Van Persie duket se do t’i japë fund aventurës së tij në futbollin turk.
Sulmuesi i njohur holandez iu bashkua skuadrës nga Stambolli, Fenerbahce dy vite më parë.
Por duket se ai tani do të largohet për tu rikthyer në vendlindjen e tij Holandë.
34-vjeçari ka kontratë me klubin turk deri në qershor të vitit ë ardhshëm, por duket se do ta prishë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme.
E ardhmja e Van Persiet pritet të jetë në ish-skuadrën e tij Feyenoord Roterdam.
Van Persie pritet të nënshkruajë kontratë tri vjeçare me kampionët aktual të Holandës.
Më parë holandezi ka qenë edhe pjesë e Arsenal dhe Manchester United. /Telegrafi/