Telegrafi

Van Gaal e këshillon De Ligtin për të ardhmen e tij

Matthijs de Ligt. (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

Louis Van Gaal është pensionuar nga zeja e trajnerit.

Ish-trajneri i famshëm holandez nuk do të drejtojë më asnjë skuadër pasi ka dalë në pension.

67-vjeçari pas ndeshjes Ajax-Juventus ka folur për kapitenin e gjigantit holandez Matthijs De Ligt.

Van Gaal e ka këshilluar qendërmbrojtësin e talentuar se për cilën skuadër të nënshkruajë.

Juventus, Barcelona dhe Manchester City janë opsionet më të mira sipas Van Gaalit për De Ligtin.

Ronaldo e De Ligt. (Fhoto: Lars Baron/Getty Images/Guliver)

“Juventusi mund të jetë një opsion shumë i mirë. Bardhezinjtë janë maestrot e mbrojtjes në Itali”, tha trajneri holandez.

“Po të isha në vend të De Ligt, do të shkoja te Barcelona ose Manchester City. Këto dy ekipe nuk kanë qendërmbrojtës aq të aftë sa Matijs dhe ai do luante si titullar”, ka deklaruar Van Gaal. /Telegrafi/