Telegrafi

Van Dijk i zhgënjyer që Liverpooli i pranoi dy gola në Supërkupë

Olivier Giroud e Virgil van Dijk . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil Van Dijk, ishte i zhgënjyer që skuadra e tij i pranoi dy gola, por që në fund fituan pas penalltive në Superkupën e Evropës ndaj Chelseat.

Reds fituan me penallti pasi rezultati në kohën e rregullt dhe atë shtesë u mbyll 2-2.

“Ishte një lojë e mirë por ishte e vështirë për të dyja palët”.

Virgil van Dijk. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

“Chelsea luante mirë dhe ne patëm momente të mira, veçanërisht në fillim të pjesës së dytë. Ne i vendosëm nën presion dhe krijuam shanse. Ne ishim një nivel më të lartë dhe shënuam dy gola”.

“Në fillim boshllëqet ishin shumë të mëdha. Unë thashë para ndeshjes se çdo gjë mund të ndodh në një finale dhe në fund penalltitë vendosën ndeshjen”.

Lexo po ashtu Pesë gjërat që i mësuam nga ndeshja e Superkupës mes Liverpool dhe Chelsea që u mbyll në penallti

“Unë i thashë Adrianit para penalltive që ai mund të ishte heroi ynë sonte dhe e mbrojti penalltinë kështu që unë jam i lumtur për të dhe për klubin” ka thënë Van Dijk. /Telegrafi/