Telegrafi

“Vajzës i uroj suksese si artiste e pavarur” – Rinor Hykolli dhe Tayna ndajnë rrugët përfundimisht

Tayna dhe ish-menaxheri i saj Rinor Hykolli, kanë pasur një përplasje mes tyre, e cila shkoi deri aty sa dyshja të ofendonin tjetri-tjetrin në rrjete sociale.

Kjo ndodhi pasi Rinori ia fshiu këngën më të re që ajo publikoi “Si ai”, duke pretenduar që ajo e bëri këtë pas shpinës së tij.

Rinori gjithashtu shprehej se Taynën e ka marrë në rrugë dhe e ka bërë yll, ka investuar në të dhe ajo ka bërë gjëra ‘tinëz’, pas shpinës së tij.

Lexo po ashtu “Sakrifikova që ti të mos zvarritëshe si kërmilli, do ta ç’bllokojë këngën se jam burrë” - reagon sërish ish-menaxheri i Taynës

Pas gjithë këtyre ngjarjeve, Rinori vjen me një postim në InstaStory, duke deklaruar se ai dhe Tayna ka ndarë rrugët e tyre.

Në postim thuhet: “Kemi pasur këtë rrugëtim bashkë edhe si çdo rrugëtim tjetër edhe ky i bashkëpunimit tonë përfundoi. Me të mirat e të këqijat, të dy kemi pas sukses së bashku”.

Lexo po ashtu “Artisti nuk ekziston pa talentin” - vazhdojnë përplasjet mes Taynës dhe ish-menaxherit të saj

Më tutje ai shtoi: “Unë dhe Tayna jemi marrë vesh që nga ky moment do të vazhdojmë tutje rrugëve tona, secili pa pengesa. Vajzës i uroj suksese si artiste e pavarur dhe gjitha të mirat”. /Telegrafi/

Foto: Tayna/Instagram
Foto: Rinor Hykolli/Instagram