Site icon Telegrafi

Ushtari ukrainas falënderon Britaninë për armët anti-tank, me të cilën ai shkatërroi një automjet të blinduar rus

Ushtari ukrainas të shtunën u ndje fitimtar, duke u treguar gazetarëve një automjet të blinduar rus të shkatërruar nga një raketë antitank britanike.

“Ky (automjet i blinduar) është qëlluar nga kjo gjë e bukur”, tha ai, duke ecur drejt mbetjeve të automjetit, përcjell Telegrafi.

“Dhe unë dua të bëj një falënderim të madh për shokët tanë britanikë që na ndihmojnë”.

Qeveria britanike thotë se ka dorëzuar 3,615 armë antitank NLAW për forcat ukrainase që luftojnë agresionin rus dhe është një nga sistemet më të avancuara të Kievit.

Lexo po ashtu Ushtari ukrainas pretendon se me armën anti-tank NLAW, mund të shkatërrojë pesë tanke ruse për pesë minuta

Ndërsa njësitë e blinduara të Rusisë lëvizin në kryeqytet dhe qytete të tjera të Ukrainës, ato shpesh bien viktimë e pritës nga këto dhe raketa të tjera të furnizuara nga fuqitë e NATO-s.

Ndërsa në një distancë të shkurtër nga automjeti rus i shkatërruar, ushtari i quajtur vetëm si Viktor i tregoi AFP-së një pallto ushtarake që ai tha se ishte braktisur nga një shofer tanku. /Telegrafi/

Exit mobile version