Telegrafi

Unitedi pranon shkëmbimin Lukaku-Icardi?

Manchester Unitedi thuhet se mund të pranojë tani të zëvendësojë Romelu Lukakun me sulmuesin e Interit, Mauro Icardi.

Interi është duke e kërkuar tash e disa kohë yllin belg, Lukaku, ndërsa edhe ky është i interesuar për një kalim në Seria A pasi nuk është i preferuari i Ole Gunnar Solksjaer.

Megjithatë, deri tani Djajtë e Kuq kanë rezistuar në shitjen e tij duke kërkuar në mënyrë të prerë 75 milionë euro për ta lënë të lirë.

Lexo po ashtu Lukaku pajtohet për të kaluar te Interi, pritet vetëm marrëveshja mes klubeve

Por, mediat angleze tani raportojnë se drejtuesit e klubit nga Old Trafford kanë ndryshuar mendim dhe mund të rishikojnë ofertat e Interit.

Lukaku dhe Icardi (Foto: Goal.com)

Sipas mediumit Express.co.uk, transferimi i shumëpritur i Lukakut në Inter mund të jetë një hap më afër, pasi Unitedi është i interesuar në Icardin.

Në rast se ndodh ky transferim atëherë do të ishte një shkëmbim kokë më kokë pasi vlerësimi i të dy lojtarëve është i njëjtë. /Telegrafi/