Telegrafi

Unitedi dhe Arsenali në kontakt me Dembelen

Manchester Unitedi dhe Arsenal po qëndrojnë në kontakt me përfaqësuesit e sulmuesit të Barcelonës, Ousmane Dembele.

Fituesi i Kupës së Botës po rikuperohet nga operacioni dhe me rikthimin e sezonit edhe ai pritet të jetë gati t’i rikthehet fushave të blerta.

Sipas gazetës Sport, Unitedi dhe Arsenali po kryejnë kontrolle të dëmtimit te Dembeles përpara një lëvizje të mundshme në verë.

Lexo po ashtu Top 20 transferimet më të shtrenjta në histori të futbollit

Të dy klubet angleze po shqyrtojnë lëvizjet për anësorin sulmues francez, por që ata duan të kryejnë kontrolle para se të forcojnë interesin e tyre.

Dembele ka qenë i kufizuar në vetëm 74 paraqitje që nga bashkimi i tij me Barcelonën në një marrëveshje prej 112.5 milionë eurosh nga Borussia Dortmund tre sezone më parë.

Në anën tjetër, Barcelona thuhet se dëshiron të shpëtoj prej tij këtë verë dhe të fitojë para nga shitja e tij, para se vlera e tij të bie. /Telegrafi/