Angelino është huazuar te Galatasaray këtë edicion nga RB Leipzig dhe e ka nisur për mrekulli aventurën në futbollin turk
. Megjithatë mbrojtësi i majtë pas 17 ndeshjeve me fanellën e Galatasarayt mund të mbetet në bankën rezervë deri në fund të edicionit.
Kampioni në fuqi i Turqisë ka një klauzolë për ta blerë përfundimisht lojtarin në varësi të ndeshejve për shumën e gjashtë milionë eurove.
Sipas një raportimi të gazetës gjermane ‘Bild’, Galatasaray dëshiron të shmangë detyrimin e blerjes për mbrojtësin e majtë Angeliño të negociuar në marrëveshjen e huazimit me RB Leipzig.
Rrjedhimisht Galatasaray thuhet se ka depozituar një kërkesë në klubin gjerman për një ulje të shumës së përcaktuar fillimisht prej gjashtë milionë eurosh, përndryshe ata nuk do ta përdorin më 26-vjeçarin deri në fund të sezonit.
Drejtori sportiv i RB Leipzig, Rouven Schröder thuhet se është në diskutime të reja me kampionët e rekordeve turke për mbrojtësin spanjoll.
26-vjeçari nuk është aktivizuar fare në dy ndeshjet e fundit nga Galatasaray, me klubin turk që në këtë formë po i bën presion Leipzigut.
Kësisoj ‘kërcënimi’ i klubit turk ka bërë që Leipzig të vendos të futet në diskutime të reja, pasi Galatasaray synon që ta transferojë atë për 3,5 milionë euro. /Telegrafi/