Site icon Telegrafi

Ukrainasit publikojnë pamjet që tregojnë eliminimin e “dy rusëve nga një distancë prej 1,500 metrash” – me saktësi

Disa pamje të reja të fushëbetejës të publikuara nga komandanti i forcave tokësore të Ukrainës kanë hedhur dritë mbi taktikat dhe aftësitë e ushtarëve ukrainas, ndërsa forcat e Kievit vazhdojnë përpjekjet e tyre për të dëbuar forcën pushtuese ruse nga vendi i tyre.

Sipas Newsweek, përcjell Telegrafi, gjenerali Oleksandr Syrskyi publikoi dy video në kanalin e tij zyrtar Telegram të martën të cilat sipas tij tregonin punën e grupit “Ghost”.

Videoja, shkroi Syrskyi, tregonte eliminimin e “dy rusëve nga një distancë prej 1,500 metrash” – me saktësi.

Lexo po ashtu Momenti kur një numër varkash me forca speciale ukrainase ‘pushtojnë’ Krimenë, natën - përpara përleshjes së përgjakshme me armë me rusët

Gjenerali tha se të shtënat u realizuan nga një pushkë BARRET MRAD 338, një armë zjarri e prodhuar nga kompania australiano-amerikane Barret Firearms, e cila është e njohur për pushkët e saj me rreze të gjatë dhe të kalibrit të lartë.

“Lavdi heronjve”, ka shkruar Syrskyi në mbishkrimin e dy videove.

Komandanti nuk specifikoi se ku janë shkrepur pamjet dhe as kur.

E Newsweek shkruan se nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur pamjet.

Ndryshe, ofensiva ukrainase ka vazhduar më ngadalë se sa pritej në Kiev dhe në mesin e mbështetësve perëndimorë të Ukrainës, por udhëheqësit ushtarakë dhe civilë ukrainas kanë ruajtur besimin.

Lexo po ashtu Putini po u premton pagë të dyfishtë atyre pranojnë të punojnë në rajonet e pushtuara të Ukrainës – por as kjo nuk po i sjell rezultat

Presidenti Volodymyr Zelensky u takua me Syrskyi të martën për të dëgjuar raportet më të fundit nga verilindja e vendit ku forcat ruse kanë nisur një ofensivë diversioni në rajonet e Luhansk dhe Kharkiv.

“Ne jemi krenarë për mbrojtësit që treguan forcën maksimale gjatë mbrojtjes së rajonit të Kharkiv. Sot pata mundësinë t’i falënderoj personalisht, t’u jap çmime dhe të shtrëngoj duart”, tha Zelensky në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version