Forcat ukrainase të sigurisë dhe mbrojtjes kanë tashmë një plan veprimi për vitin 2024 dhe ai pritet të japë rezultate pozitive.
Kështu, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka thënë sipas ministrit të Mbrojtjes, Rustem Umerov, i cili foli në Ukrainë.
“… Ne bëjmë gjithçka është e mundur dhe e pamundur për të bërë një përparim. Plani 2024 ekziston tashmë. Ne nuk flasim për të publikisht, por ai është i fuqishëm, është i fortë dhe jo vetëm na jep shpresë, do të japë rezultate në vitin 2024. Kjo është arsyeja pse ne po punojmë së bashku me të gjithë elementët e Forcave të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës”, citohet të ketë thënë Umerov.
“Këtë vit, Ministria e Mbrojtjes hartoi një plan të konsoliduar për vitin 2024. Ne mblodhëm jo vetëm nevojat e Forcave të Armatosura, por të të gjitha forcave tona të mbrojtjes – Ministria e Punëve të Brendshme, rojet kufitare, Garda Kombëtare, SBU, GUR, dhe elementë të tjerë për të pasur atë që na nevojitet në fushën e betejës. Kjo është e rëndësishme për bashkëpunimin tonë të brendshëm. Sepse tani mund të shohim qartë se çfarë burimesh kanë të gjithë. Kjo është e rëndësishme edhe për partnerët ndërkombëtarë”, vuri në dukje ministri, duke shtuar se aktualisht po krijohet një dritare e vetme komunikimi me partnerët.
Ndryshe kujtojnë mediat, Ministria e Mbrojtjes është organi që harton listën e nevojave për përpjekjet e luftës dhe ua përcjell atë listë partnerëve, mban shënime dhe raporton tek aleatët.
“Një pikë tjetër e rëndësishme është se ne kemi krijuar një pikë logjistike ukrainase”, ka shtuar ai.
Ndërkohë bëhet e ditur se për të shmangur problemet e korrupsionit në të ardhmen, Ministria e Mbrojtjes krijoi një sistem prokurimi bazuar në parimet e NATO-s. /Telegrafi/