Telegrafi

Ukraina kërkon të anëtarësohet “urgjentisht” në Bashkimin Evropian

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi Bashkimit Evropian të hënën “të pranojë urgjentisht Ukrainën” në bllok.

“Ne i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian që të pranojë urgjentisht Ukrainën duke përdorur një procedurë të re”, tha Zelensky në video-mesazhin e tij të fundit, përcjell Telegrafi.

“Ne u jemi mirënjohës partnerëve që qëndruan me ne. Por qëllimi ynë është të jemi me të gjithë evropianët dhe të jemi të barabartë me ta. Jam i sigurt që e meritojmë. Jam i sigurt se është e mundur”.

Lexo po ashtu Gjithçka që ndodhi nga dita e pestë deri në ditën e shtatë të agresionit rus në Ukrainë

Zelensky tha se ai foli të dielën me presidentët e Portugalisë, Lituanisë, Francës dhe Polonisë, si dhe kryeministrat e Belgjikës, Spanjës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

“Mbështetja e koalicionit tonë kundër luftës është e pakushtëzuar dhe e paprecedentë”, tha Zelensky. /Telegrafi/