Shtëpia më e madhe evropiane e futbollit UEFA ka zbuluar renditjen e 10 klubeve më të mira në Evropë.
Dy skuadrat finaliste në Ligën e Kampionëve, Liverpool dhe Real Madrid janë në pozitën e parë.
The Reds arritën në finale pasi eliminuan Romën me rezultat të përgjithshëm 7-6, ndërsa Real Madrid eliminuan Bayernin e Munichut pas dy ndeshjeve me rezultat 4-3.
Dy skuadrat finaliste ndajnë pozitën e parë me nga 30 mijë pikë të grumbulluara.
Në pozitën e tretë ndodhen kampionët e Gjermanisë, Bayern Munich me 29 mijë pikë, ndërsa Roma dhe Barcelona ndajnë pozitën e katërt me nga 25 mijë pikë.
Juventus dhe Atletico Madrid janë në pozitat gjashtë dhe shtatë me nga 23 mijë pikë të grumbulluara.
Kampionët e ri të Anglisë, Manchester City zënë pozitën e tetë me 22 mijë pikë.
Ndërkohë pozita nëntë dhe 10 ndahet nga Arsenal dhe Sevilla që kanë grumbulluar nga 21 mijë pikë. /Telegrafi/
Renditja e klubeve më të mira në Evropë sipas UEFA-s:
1. Liverpool 30.000 pikë
1. Real Madrid 30.000
3. Bayern Munich 29.000
4. Barcelona 25.000
4. Roma 25.000
6. Juventus 23.000
6. Atletico Madrid 23.000
8. Manchester City 22.000
9. Sevilla 21.000
9. Arsenal 21.000