UEFA ka vendosur t’i dënojë zyrtarisht klubet nga Superliga Evropiane, ndërsa at që nuk do të largohen nga projekti, do të sanksionohen në masë më të madhe.
ESPN ka raportuar se do të ndërmerren veprimi disiplinore, kurse Sky Sport Italia konfirmon se tashmë janë zhvilluar bisedime me klubet që janë larguar nga projekti.
Skuadrat që nuk duan të largohen nga projekti mund të dënohen me përjashtim nga garat evropiane.
Sipas Sky Sport Italia, aktualisht Juventusi është klubi në situatë më kritike, sepse UEFA mund ta bëjë shembull për klubet që akoma mbesin të përfshirja në projektin ‘e shkëputjes’.
Milani raportohet të jetë në bisedime me UEFA-n për zbutjen e sanksioneve, ndërsa Real Madridi dhe Barcelona janë dy klubet tjera që nuk janë tërhequr nga projekti i Superligës Evropiane. /Telegrafi/