Telegrafi

UEFA publikon golashënuesit më të mëdhenj të vitit kalendarik 2017: Ronaldo i pari, i dyti Halimaj nga Kosova (Foto)

UEFA ka publikuar një artikull për golashënuesit më të mëdhenj në të gjitha garat e organizuara nga ta, ku gjendet edhe lojtari nga Kosova, Halim Selmanaj, i cili gjendet në vend të dytë, pas Cristiano Ronaldos në vend të parë. 

Pas fitimit të Topit të Artë, Ronaldo është nderuar edhe me një arritje të madhe, atë të shënuesit më të madh në vitin kalendarik në garat e organizuara nga UEFA.

Në vitin kalendarik në përfundim e sipër, Ronaldo arriti 19 gola në Ligën e Kampionëve për Real Madridin dhe tetë tjera në Kualifikimet për Kupën e Botës për Portugalinë.

Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo fiton Topin e Artë 2017 (Foto)

Befasia e madhe ka të bëjë me vendin e dytë i cili është rezervuar nga futbollisti nga Kosova, Halim Selmanaj, i cili luan futsall me skuadrën e Liburnit.

Selmanaj duke iu gëzuar një golit me Liburnin

Selmanaj gjendet në pozitën e dytë me 21 gola të shënuara, ku nga to 12 vijnë nga garat evropiane të futsallit me ekipet dhe nëntë tjera me kombëtaren e Shqipërisë.

Selmanaj me fanellën e Kombëtares së Shqipërisë

“Më i afërti me Ronaldon ishte Halim Selmanaj i futsallit. 25-vjeçari arriti të shënoj 12 herë në garën UEFA Futsal për Liburnin, ndërsa për Shqipërinë ai shënoi nëntë herë në kualifikueset e UEFA Futsal EURO 2018”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.

Ndryshe, Selmanaj llogaritet njëri nga talentet më të mëdhenj shqiptar në vitet e fundit, teksa në ligën e Kosovës në futsall ka respekt të madh për të. /Telegrafi/

Lista e golashënuesve të UEFA-s: