Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka vizituar qytetin port të Mykolaivit në një udhëtim të rrallë jashtë kryeqytetit, Kiev.
Në një video të publikuar nga zyra e tij, ai mund të shihet duke parë një ndërtesë banimi të dëmtuar rëndë në qytet, duke mbajtur një takim me zyrtarë rajonalë – duke përfshirë kreun e administratës rajonale të Mykolaiv, Vitaliy Kim – dhe duke dhënë çmime shtetërore për disa mjekë.
Zyra presidenciale deklaroi se ata diskutuan gjendjen e ekonomisë, rivendosjen e furnizimit me ujë dhe situatën bujqësore.
“Vëmendje e veçantë iu kushtua kërcënimeve nga toka dhe deti. Ne nuk ndalemi së punuari për fitore”, pohoi president.
Kjo vizitë vjen një ditë pasi një sulm rus vrau dy persona dhe plagosi 20 të tjerë në qytet.
Qyteti është shënjestër e rregullt e sulmeve të artilerisë dhe raketave ruse, thonë zyrtarët.
Ndryshe, Zelensky gjatë ditës së djeshme është takuar në kryeqytetin ukrainas me kryeministrin britanik, Boris Johson, i cili bëri një vizitë të papritur për herë të dytë në Ukrainë që nga pushtimi rus më 24 shkurt. /Telegrafi/