Julian Alvarez është bërë një nga sulmuesit më të kërkuar në afatin kalimtar veror, me argjentinasin që nuk ka hapësirat e duhura te City.
Kampioni i Botë me Argjentinën ka përfunduar në listën e dëshirave të skuadrave të mëdha si Chelsea, Paris Saint Germain, Barcelona dhe Real Madrid.
Sipas raportimeve nga Football Insider, kampionët e Anglisë janë të vendosur për të mbajtur Alvarez në skuadrën e tyre për sezonin e ardhshëm.
24-vjeçari pati një sezon fantastik me fanellën e Cityt, duke e mbyllur me 19 gola dhe 13 asistime, derisa top klubet ishin gati të ofrojnë deri në 80 milionë euro për të.
Me një kontratë deri në vitin 2028, Manchester City ka avantazhin në çdo negociatë dhe ka vendosur të mos shqyrtojë ofertat për Alvarez, i cili ka qenë në radarin e disa klubeve të mëdha për shkak të paraqitjeve të tij të jashtëzakonshme.
Klubet si Chelsea, PSG, Barcelona e Real Madrid tani duhet të ndryshojnë objektivat, pasi City nuk do ta lejoj në asnjë mënyrë largimin e yllit argjentinas. /Telegrafi/