Anthony Joshua ka deklaruar se ai mund të mos e zhvillojë rimeçin ndaj Oleksander Usyk nëse një ofertë e majme është në tavolinën e tij.
AJ zbuloi se nëse do të ishte një veprim i zgjuar biznesi, ai do të tërhiqej në mënyrë që kampioni ukrainas i peshave të rënda të mund të përballej me Tyson Fury për titullin e kampionit të unifikuar.
Gypsy King këtë javë i bëri thirrje Joshuas që të tërhiqej nga revanshi me Usyk, në mënyrë që ai të mund të përballje me ukrainasitn për të gjithë titujt.
Joshua u përball me Usyk në stadiumin e Tottenham Hotspur në shtator, dhe pasi u mposht dhe humbi me vendim unanim, ai aktivizoi menjëherë klauzolën për rimeç.
Për fjalët e Furyt, AJ ka thënë se për t’u larguar, duhet të pranojë një shumë të majme parash.
Duke folur për iFL TV , ai tha: “Unë mendoj se njerëzit dinë që të mos më afrohen me ato gjepura”.
“Mund të ketë ardhur te skuadra ime, por mendoj se ata dinë të mos ma sjellin atë (ofertën) në këto momente).
“Në këtë fazë të karrierës sime nuk ka të bëjë me paratë, ka të bëjë me respektin. Ju duhet të shikoni se çfarë dua nga kjo lojë; numri një është respekti, nuk keni pse të më dëshironi, por do të më respektoni”.
“E dyta është të zbres si një luftëtar që rikthehet, dikush që ishte i gatshëm të luftonte me më të mirët në divizionin e tyre, në mënyrë që kur të eci në rrugë me djalin tim, kushëririn tim dhe nipërit e mi, njerëzit të kuptojnë se jam një luftëtar i vërtetë”.
Ai vazhdoi duke thënë: “Për sa i përket largimit, nuk e di nëse kjo përputhet me atë që unë moralisht pretendoj… por dua të njihem edhe si një nga biznesmenët më të zgjuar”.
“Unë dua të marr vendime të zgjuara dhe nëse paratë janë të mjaftueshme, ne duhet t’i shikojmë ato, por respekti ka më shumë vlerë se paratë”.
“A do të marr paratë për të hequr dorë nga rimeçi? Nëse është një veprim i zgjuar biznesi… a do të ndikojë në reputacionin dhe respektin tim?”.
“A do të arrij të luftoj ende me boksierët më të mirë? Këto janë tre gjërat që duhet të marr parasysh”, ka shtuar më tej Joshua
Frika nga kampi i Furyt është se, nëse AJ humbet një luftë të dytë kundër Usyk, kjo rrezikon super-luftën e mundshme midis dy prej boksierëve më të mirë britanikë në historinë e fundit.
Pasi humbi titujt e tij në WBA, IBF dhe WBO për herë të dytë në fillim të këtij viti, lufta e ardhshme e AJ mund të jetë përcaktuese për karrierën e tij. /Telegrafi/