Telegrafi

Tyson Fury konfirmon se e do meçin ndaj Joshuas

Deontay Wilder, Anthony Joshua, Tyson Fury (Foto: Getty Images/Guliver)

Tyson Fury ka konfirmuar se dëshiron të përballet me Anthony Joshuan nëse nuk ndodh pjesa e tretë e trilogjisë me Deontay Wilderin.

31-vjeçari ia shkaktoi humbjen e parë në karrierë Bomberit të Bronztë në rimeçin e zhvilluar gjatë fundjavës që lamë pas dhe ia rrëmbeu titullin WBC.

Dueli i tyre i parë (dhjetor 2018) kishte përfunduar baras, ndërsa në marrëveshje e kanë një klauzolë edhe për duelin e tretë që do ta kompletonte trilogjinë mes tyre.

Tyson Fury dhe Deontay Wilder (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Mirëpo, nëse nuk ndodh meçi i tretë ndaj Wilderit, atëherë Fury është i gatshëm për atë që në Britani të Madhe po konsiderohet si ‘dueli i shekullit’, pra përballjen ndaj Joshuas – transmeton The Sun.

Lexo po ashtu Fury mund të pasurohet me mbi 120 milionë euro nëse zhvillon ‘meçin britanik të shekullit’ ndaj Joshuas

Gjatë një udhëtimi në stadiumin e Los Angeles Raiders, Tyson i ka thënë gazetares së boksit, Michelle Joy Phelps: “Nëse Deontay nuk e do rimeçin, atëherë shkojmë AJ…”.

Pas fitores ndaj Wilder, britaniku është bërë kampion bote në kategorinë e peshave të rënda në WBC, ndërsa të gjithë titujt tjerë (IBO, IBF, WBA, WBO) i mban Joshua. /Telegrafi/

Tyson Fury (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)