Telegrafi

Tuchel kërkon Dembelen te PSG-ja

Ousmane Dembele (Getty Images)

Trajneri i ri i Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel e ka bërë sulmuesin e Barcelonës, Ousmane Dembele, prioritet në afatin kalimtar veror.

Sulmuesi i talentuar francez u transferua verën e kaluar nga Borussia Dortmundi te Barcelona për një shifër mbi 100 milionë euro.

Megjithatë, Dembele nuk ka arritur të bind drejtuesit për investimin e bërë dhe lëndimet e kanë penalizuar paksa.

Lexo po ashtu Gjashtë lojtarët që nuk i merituan milionat që i fitojnë nga klubet e tyre këtë sezon

Por, skuadrat e interesuara për francezin nuk mungojnë dhe dëshirojnë të shfrytëzojnë mundësinë e formës jo të mirë për ta transferuar atë.

Tuchel i njeh mjaft mirë aftësitë e Dembeles (Foto: Football Select/Twitter)

Sipas mediumit spanjoll Mundo Deportivo, Dembele kërkohet nga trajneri i ri i Paris Saint-Germain, Tuchel.

Dembele ka punuar nën urdhrat e trajnerit gjerman te Dortmundi dhe Tuchel e njeh mirë talentin e tij për atë edhe dëshiron ta transferoj te PSG.

Lexo po ashtu PSG planifikon transferimin e Dembeles

Me Antoine Griezmann që është i prirur për një transferim në Camp Nou gjatë verës, Dembele do të ishte mundësia më e mirë për financimin e transferimit të tij.

Por, transferimi i Dembeles nuk do të jetë i lehtë për skuadrën nga Parc des Princes pasi Barcelona kërkon ofertë të lartë për shërbimet e 21-vjeçarit. /Telegrafi/