Lionel Messi është rikthyer në fushë pas një mungese rreth katër javëve për Inter Miamin shkaku i lëndimit.
Sulmuesi argjentinas u inkuadrua në fushë në pjesën e dytë ndaj Cincinnatit, ku skuadra e tij pësoi humbje me rezultat minimal 0-1.
Pasi Messi nuk shënoi e asistoi në këtë ndeshje, momenti kryesor ishte në fundin e saj kur një tifoz i vogël vendosi të futet në fushë.
E në këtë moment erdhi në shprehje edhe reagimi i Yassine Chuekos i cili është truproja personale e Messit dhe i cili është bërë viral për faktin se është çdo kund ku është ylli argjentinas.
Chuekos e ndaloi tifozin e vogël që ta prekte Messin, por ai pastaj bëri një gjest të bukur duke e afruar atë te ylli argjentinas për të bërë një fotografi dhe për të marrë autograf.
Dream Of Every Lionel Messi Fans 🐐❤️ pic.twitter.com/ylo8AewgkX
— Sunday James (@Zunny06) October 8, 2023
Kjo ka bërë që tifozët e pranishëm në shkallët DRV PNK Stadium të fillojnë të duartrokasin gjestin e truprojës personale të Messit.
Ishte një moment i bukur për truprojën personale të Messit i cili është kritikuar shumë për faktin se nuk po lejon askënd t’i afrohet gjeniut argjentinas. /Telegrafi/