Telegrafi

Tri transferime në janar: Barcelona po punon për marrëveshjet me Depay, Garcia dhe Wijnaldum

Barcelona mund t’i bëjë tri transferime të mëdha në afatin kalimtar të janarit, pasi dështoi t’i realizonte ato në këtë verë që shkoi.

Skuadra katalunase tentoi të transferonte Memphis Depayn nga Lyoni, Eric Garcian nga Manchester Cityt dhe Georginio Wijnaldumin prej Liverpoolit.

Edhe pse kishin interesim të madh, skuadra franceze dhe dy klubet angleze refuzuan të shisnin lojtarët nën shumën që kërkuan.

Por, sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, që të tre lojtarët janë në 12 muajt e fundit të kontratave të tyre, andaj klubet rrezikojnë t’i humbin ata si të lirë.

Depay ishte lojtari kryesor në listën e transferimeve nga Ronald Koeman, mirëpo ky i fundit dështoi të largonte Ousmane Dembelen.

Lexo po ashtu Prioritetet e Barcelonës për afatin kalimtar dimëror: Transferimi i Depayt dhe Garcias

Garcia e konfirmoi se e dëshiron kalimin në Camp Nou, mirëpo që Manchester Cityt kërkonte mbi 20 milionë euro.

Wijnaldum ishte po ashtu i gatshëm që t’i bashkohej Barcelonës, mirëpo Jurgen Klopp nuk dëshironte të humbiste atë. /Telegrafi/