Site icon Telegrafi

Tri skuadrat italiane pas Vidalit

Aleix Vidal do të largohet nga Barcelona dhe kjo gjë tashmë është e sigurt.

Mbrojtësi i krahut të djathtë nuk ka qenë i dëshiruar nga Luis Enrique këtë edicion ku e ka aktivizuar në shumë pak ndeshje.

Kësisoj lojtari është duke i shqyrtuar ofertat që kanë ardhur në drejtim të tij se ku do të vazhdoi karrierën.

E përditshmja spanjolle ‘Mundo Deportivo’, ka raportuar se tri skuadrat e mëdha italiane janë në një garë të ashpër për Vidalin.

Kampionët e Italisë, Juventus si dhe dy skuadrat milaneze Inter dhe Milan janë duke kërkuar Vidalin.

27-vjeçari do të lihet i lirë nga Barcelona për një shumë rreth 10 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version