Site icon Telegrafi

Tri skuadra angleze pas Joao Marios

Joao Mario (Foto: Getty Images)

Joao Mario aktualisht është duke u stërvitur me Interin, por jo për gjatë.

Për portugezin kanë shfaqur interesim shumë skuadra nga Liga Premier.

Pas West Hamit tek të cilët ishte i huazuar në sezonin e fundit 2017/18, për portugezin kanë shfaqur interesim tani edhe Leicester City e Wolverhamptoni.

Lexo po ashtu Plani i Mendesit që pritet të kënaqë Interin, Lazion dhe Real Madridin

Sipas Gazzetta dello Sport, edhe vet lojtari ka shfaqur interesim për t’u kthyer në Angli.

25-vjeçari në sezonin e fundit për West Hamin ishte paraqitur në 13 ndeshje, ndërsa kishte shënuar vetëm dy gola.

Joao Mario gjatë një dueli me Pjanic (Foto: Getty Images)

Mario i ishte bashkuar Interi në verën e 2016 për 40 milionë euro.

Ai nga viti 2014 është pjesë e Përfaqësueses së Portugalisë, ku në 40 ndeshje ka shënuar dy gola. /Telegrafi/

Exit mobile version