Tregu i transferimeve veror edhe ketë herë ka filluar furishëm në top pesë ligat evropiane.
Shumica e klubeve janë në fazën e vrojtimit dhe studimit të mundësive për të blerë lojtarë të caktuar, por skuadra si Milani tashmë e kanë filluar fuqishëm tregun.
Klubi italian ka nënshkruar me Andre Silva, Ricardo Rodriguez, Mateo Musacchio, Franck Kessie dhe Fabio Borinin.
Milani kështu ka lënë pas Bayernin të cilët kanë zyrtarizuar: Serge Gnabry, Niklas Sule, Sebastian Rudy dhe Corentin Tolisso.
Top treshja përfundohet nga Manchester City të cilët kanë blerë: Bernardo Silva dhe Ederson Moraes. /Telegrafi/