Site icon Telegrafi

Tri klube të mëdha evropiane në ‘luftë’ për Sabitzer

RB Leipzig e vlerëson Marcel Sabitzer me 25 milionë euro dhe Milani, Roma dhe Arsenali i kanë vënë sytë reprezentuesit të Austrisë.

27-vjeçari do të shohë kontratën e tij të skadojë në qershor të vitit 2022, kështu që klubi i tij nuk po përjashton asnjë mundësi për të ardhmen e lojtarit të gjithanshëm, i cili arriti një asistim në katër paraqitje me Austrinë në Euro 2020.

Sipas gazetës gjermane Bild, RB Leipzig është gati ta lejoj largimin e austriakut, por e vlerëson atë me 20-25 milionë euro.

Ai ka 32 gola në 143 paraqitje me ekipin e Bundesligës, të cilit iu bashkua në vitin 2015 nga ekipi i tyre simotër RB Salzburg.

Milani është në kërkim të një mesfushori të ri të djathtë dhe një mesfushori sulmues pas largimit të Hakan Calhanoglu.

Sabitzer mund të mbulojë të dy pozicionet, por Jose Mourinho është gjithashtu një admirues i përfaqësuesit të gjithanshëm të Austrisë, i cili shënoi tetë gola në 54 paraqitje me ekipin e tij kombëtar.

Lexo po ashtu Milani e sheh Sabitzerin si zëvendësuesin adekuat të Calhanoglus

Sipas gazetës gjermane, Sabitzer mund të largohet nga klubi i tij aktual në verë, dhe të dy ekipet e Serie A janë duke e vëzhguar nga afër atë, megjithëse një negociatë zyrtare me Leipzig nuk ka filluar ende.

Klubet italiane do të kenë konkurrencë edhe nga Liga Premier, pasi Arsenali gjithashtu e do transferimin e austriakut. /Telegrafi/

Exit mobile version