Site icon Telegrafi

Tri klube pas Aaron Ramseyt

Klubet anembanë botës po e ndjekin çështjen e mesfushorit të Arsenalit, Aaron Ramsey.

The Mirror shkruan se klubet e Superligës kineze janë të etur për mesfushorin 27-vjeçar, i cili është në vitin e fundit të kontratës me anglezët.

Por, edhe Chelsea dhe Manchester United, së bashku me Lazion gjithashtu janë të lidhura me yllin e Gunners.

Megjithatë, Topçinjtë nuk mund ta përballojnë humbjen e një prej thesareve të tyre të mesfushës.

Theksojmë se londinezët i zgjatën kontratën gjermanit Mesut Ozil, e cila kap vlerën e 380 mijë eurove dhe ylli i Uellsit gjithashtu dëshiron një rritje të pagës.

Lexo po ashtu Wilshere: Wenger u shkarkua nga drejtuesit, nuk u largua nga Arsenali

Interesi i huaj e ka forcuar vetëm pozicionin e tij në negociata me skuadrën e drejtuar nga Unai Emery.

Ndryshe, Ramsey brenda dhjetë vjetëve ka pasur 235 paraqitje për Arsenalin duke shënuar 36 gola. /Telegrafi/

Exit mobile version