Chelsea ka filluar jo në mënyrën më të mirë të mundshme rrugëtimin në kampionat, teksa pas pesë xhirove të para ata numërojnë vetëm një fitore, dy humbje e po aq barazime.
Diçka pozitive për Blutë e Londrës është forma që po kalon në këtë fillim të sezonit mesfushori Conor Gallagher.
Gallagher ka startuar në pesë ndeshjet e fundit me fanellën e klubit londinez në Ligën Premier deri më tash këtë sezon.
Sipas mediave angleze, Mauricio Pochettino vlerëson tri gjëra tek anglezi: këmbënguljen e tij, personalitetin, dhe shkathtësitë taktike.
🚨 Mauricio Pochettino values the tenacity, personality and tactical versatility that Conor Gallagher brings to his team.#CFC
(@liam_twomey & @TheAthleticFC) pic.twitter.com/QRMXn2NqDi
— Chelsea Dodgers (@TheBlueDodger) September 20, 2023
Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se e ardhmja e mesfushorit tek Chelsea është e sigurtë.
Kontrata aktuale e Gallagher është valide deri në vitin 2025 dhe deri më tash nuk ka pasur negociata mes palëve për ndonjë rinovim të mundshëm.
Klubi londinez e ka lënë të hapur çështjen e tij, duke vendosur që t’ia lënë kohës të tregojë nëse Gallagher do të shitet apo do të mbetet pjesë e ekipit.
Ka shumë faktorë që mund të ndikojnë në këtë vendim, duke filluar që nga ajo nëse 23-vjeçari do vazhdojë të mbetet pjesë e formacionit startues kur të rikthehen lojtarët e lënduar.
Dëshira e mesfushorit është që të luaj tek Chelsea, mirëpo para se gjithash, prioriteti i tij kryesor mbetet që të luajë dhe të zhvillohet, teksa synon që të bëhet pjesë e ekipit të Anglisë për EURO 2024. /Telegrafi/