Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli u takua dje (e shtunë) në Las Vegas me homologët e tij të Real Madridit dhe Barcelonës, Florentino Perez dhe Joan Laporta, duke diskutuar ndoshta për projektin e Superligës Evropiane.
Të tre klubet janë të vetmet ende të lidhura me projektin ‘famëkeq’ të Superligës Evropiane, i cili dukej se do të konkurronte me Ligën e Kampionëve.
12 klube anembanë Evropës njoftuan vitin e kaluar se do t’i bashkoheshin projektit përpara se protestat e mëdha të çonin në tërheqjen e skuadrave të Ligës Premier, gjë që më pas pa të tjera si Interi dhe Milani të ndiqnin shembullin.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Agnelli ishte në Las Vegas për turneun parasezonal të Juventusit dhe shfrytëzoi rastin për të drekuar me Perez dhe Laporta, të cilët ishin gjithashtu në qytet për punën e tyre parasezonale me klubet respektive.
Me gjithë protestat e mëdha të tifozëve, të tre klubet po mbeten të lidhura me projektin e Superligës Evropiane dhe ka mundësi që tema të jetë diskutuar më tej në drekën e mbrëmshme.
Propozimi tani ka shkuar në gjykatë në Luksemburg dhe Perez i ka thënë mediumit El Chiringuito muajin e kaluar, se projekti “sigurisht që është ende gjallë”.
Në anën tjetër, presidenti i UEFA-s disa herë i ka paralajmëruar të tërhiqen nga ideja e projektit, pasi në të kundërt pritet të ketë dënime të mëdha. /Telegrafi/
Incontro tra ‘Superleghisti’: Agnelli a pranzo con Florentino Perez e Laporta a Las Vegas https://t.co/ZMqSYiLyig
— TUTTOmercatoWEB (@TuttoMercatoWeb) July 24, 2022