Telegrafi

Tre gjigantët anglezë rivalizojnë Bayern Munichun për Upamecanon

Bayern Munichu nuk do të ketë të lehtë dhe rrugën e lirë për transferimin e mbrojtësit të RB Leipzig, Dayot Upamecano.

Qendërmbrojtësi 22-vjeçar shihet si një mbrojtës potencialisht i klasit botëror nga shumica e ekipeve dhe skautëve të futbollit.

Drejtori i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge, kohëve të fundit tha se ata ishin të interesuar për Upamecano, i cili ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij që do të aktivizohet këtë verë që vjen.

Lexo po ashtu David Alaba te Real Madridi - Bayerni tenton transferimin e Upamecanos

Megjithatë, gjiganti bavarez do të ketë rival të fortë nga Liga Premier, pasi skuadrat e mëdha angleze e duan yllin e Leipzigut.

Sipas mediumit Goal.com, Manchester Unitedi, Manchester City, Chelsea dhe ekipe të tjera të mëdha evropiane do të dëshirojnë të nënshkruajnë me Upamecanon.

Çdo transferim do të vijë në vullnetin e lojtarit, pasi ai mund të ketë opsionin e pothuajse çdo ekipi të lartë në kontinent duke konkurruar për nënshkrimin e tij.

Lexo po ashtu Alarmohen skuadrat angleze, shefi i Leipzig e pranon se mund ta shesin Upamecanon

Upamecano ka bërë përshtypje me RB Leipzig në sezoneve të fundit, duke ndihmuar klubin të arrij gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.

Ndërsa në këtë sezon, ata kaluan në raundin e 16-të nga një grup i fortë që përmbante Paris Saint-Germain dhe United. /Telegrafi/