Bayern Munichu nuk do të ketë të lehtë dhe rrugën e lirë për transferimin e mbrojtësit të RB Leipzig, Dayot Upamecano.
Qendërmbrojtësi 22-vjeçar shihet si një mbrojtës potencialisht i klasit botëror nga shumica e ekipeve dhe skautëve të futbollit.
Drejtori i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge, kohëve të fundit tha se ata ishin të interesuar për Upamecano, i cili ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij që do të aktivizohet këtë verë që vjen.
Megjithatë, gjiganti bavarez do të ketë rival të fortë nga Liga Premier, pasi skuadrat e mëdha angleze e duan yllin e Leipzigut.
Sipas mediumit Goal.com, Manchester Unitedi, Manchester City, Chelsea dhe ekipe të tjera të mëdha evropiane do të dëshirojnë të nënshkruajnë me Upamecanon.
Çdo transferim do të vijë në vullnetin e lojtarit, pasi ai mund të ketë opsionin e pothuajse çdo ekipi të lartë në kontinent duke konkurruar për nënshkrimin e tij.
Upamecano ka bërë përshtypje me RB Leipzig në sezoneve të fundit, duke ndihmuar klubin të arrij gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.
Ndërsa në këtë sezon, ata kaluan në raundin e 16-të nga një grup i fortë që përmbante Paris Saint-Germain dhe United. /Telegrafi/