Telegrafi

Tre gjigantë anglezë janë në garë për Josko Gvardiol

Manchester City, Liverpool dhe Chelsea duan të sjellin Josko Gvardiolin në verë, pas paraqitjeve të mira me RB Leipzig dhe Kroacinë.

Mbrojtësi i talentuar është një nga futbollistët më të kërkuar në Evropë pasi shkëlqeu në Kupën e Botës duke luajtur për Kroacinë.

Kampionët aktualë të Anglisë nën drejtimin e Pep Guardiolës janë në kërkim të talentit kroat. Gvardiol është prioriteti i Man Cityt në afatin kalimtar të verës.

Pas nuk mbeten as Liverpooli dhe Chelsea që po ashtu duan të përforcohen në mbrojtje.

Të gjithë ata që duan Gvardiol po përpiqen ta sjellin atë në verën e ardhshme, sepse nga viti i ardhshëm klauzola e tij prej 110 milionë euro do të aktivizohet.

Lexo po ashtu Nga Gvardiol, Bellingham dhe Barella – zbulohet lista e dëshirave me nëntë blerjet që synon Liverpooli

Gvardiol luan te RB Leipzig, ku u transferua në verën e vitit 2021 nga Dinamo Zagreb me një dëmshpërblim prej 18.8 milionë euro.

Sipas kontratës me Leipzigun, Dinamo ka 20 për qind të fitimeve të RB Leipzigut ku ai të transferohet në një klub të tretë. /Telegrafi/